Ballina Vendi PROMOVIM I TURIZMIT KULTUROR/ MBYLLET MES EMOCIONESH PROJEKTI ‘TOURNEE’ NË APOLONI

PROMOVIM I TURIZMIT KULTUROR/ MBYLLET MES EMOCIONESH PROJEKTI ‘TOURNEE’ NË APOLONI

2

Emocion dhe frymëzim përcolli mbrëmjen e 3 tetorit në Odeonin e Parkut Kombëtar Arkeologjik të Apolonisë, shfaqja përmbyllëse e një sërë aktivitetesh kulturore dhe artistike në kuadër të projektit ‘TOURNEE’. Mes ndërthurjes së aktivitetit teatror me elementin koncertral të muzikës klasike dhe asaj popullore, u ngjitën në skenë pjeset  “Shkurt Zef” dhe “Hija e Bardhë”. ‘Turnee’, është një projekt që zhvillohet mes disa bashkive në Shqipëri, Mal të zi dhe Itali lidhur me disa aktivitete të rëndësishme kulturore, me partner lider Bashkine e Fierit.