Ballina Lajme Projekti i ri në Kamëz/ Rama: Vlerë e shtuar, do përfshihen pedonalja...

Projekti i ri në Kamëz/ Rama: Vlerë e shtuar, do përfshihen pedonalja e re, tre sheshe dhe parku me hapësirat rekreative

1

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetin social Facebook pamjet 3D nga projekti i ri në Kamëz, e cila do të përfshijë pedonalen e re, tre sheshe dhe parkun me hapësirat rekreative. Kreu i qeverisë, e konsideron këtë projekt, si një vlerë të shtuar të Kamzës së Rilindur.

Mirëmëngjes dhe me projektin më të ri që po merr jetë në Valias, Kamëz, pranë zonës së re urbane të Rindërtimit, ku do të përfshihen pedonalja e re, tre sheshe, parku me hapësirat rekreative, si një tjetër vlerë e shtuar e Kamzës së Rilindur nën drejtimin pasionant të Rakip Sulit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.