Ballina Vendi Ushtronte aktivitetin pa license,procedohet penalisht pronarja e kopështit ne Fier!

Ushtronte aktivitetin pa license,procedohet penalisht pronarja e kopështit ne Fier!

1

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier proceduan penalisht për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagim i taksave dhe tatimeve”, shtetasen R. K., 53 vjeçe, banuese në Fier, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lagjen “15 Tetori”, në subjektin në pronësi të saj (kopësht privat), u konstatua se ky subjekt nuk ishte liçensuar nga ana e Ministrisë së Arsimit, për kryerjen e këtij aktiviteti.