Ballina Vendi Problemet ekonomike, shqetësimi më i madh i shqiptarëve, në nivel më të...

Problemet ekonomike, shqetësimi më i madh i shqiptarëve, në nivel më të lartë se rajoni

1

Ka ndërruar jetë shoferi i makinës që u aksidentua ditën e djeshme, 25 korrik në autostradën Morinë-Kukës.

40-vjeçari I.M., duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe është përplasur me trafik-ndarësen.

Ndërsa mësohet se pasagjerja, bashkëshortja e viktimës, A. M., 36 vjeçe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë

Më datë 25.07.2022, në autostradën Morinë-Kukës, në fshatin Morinë, shtetasi I. M., duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe është përplasur me trafik-ndarësen.

Për pasojë është dëmtuar rëndë drejtuesi i mjetit, shtetasi I. M., 40 vjeç, banues në fshatin Shtiqen, i cili ka ndërruar jetë gjatë transportimit në Spitalin e Traumës, Tiranë.

Gjithashtu është dëmtuar bashkëshortja e tij, shtetasja A. M., 36 vjeçe, e cila pasi ka marrë mjekim në spitalin e Kukësit, është larguar në banesë, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al/