Ballina Vendi “Probleme dhe zënka me gruan”/ 42-vjeçari u gjet i pajetë 1 muaj...

“Probleme dhe zënka me gruan”/ 42-vjeçari u gjet i pajetë 1 muaj pas zhdukjes, familja mohon vetëvrasjen

1

Plot mister shoqërohet vdekja e 42-vjeçarit që gjet i pajetë sot në një godinë të braktisur në Fier. Trupi i pajetë i Julian Priftit u konstatua në lagjen 16 Prilli, ndërkohë që policia dyshon se ai mund të jetë vetëvrarë, duke u mbytur.

Advertisements

Përmes një reagimi, familjarët e të ndjerit kanë hedhur poshtë këtë pretendim, duke shtuar se ai mund të jetë vrarë. Prifti rezultonte i zhdukur prej gati 1 muaj.

Sipas nipit të viktimës, Juliani nuk kishte probleme financiare dhe borxhe, pasi kishte një punë që nxirrte të ardhura.

Mes të tjerash familja e 42-vjeçarit ngre gishtin e akuzës drejt familjarëve të bashkëshortes së Julianit se mund të kenë lidhje me ngjarjen.