Ballina Lajme Politike Primaret e PD për Bashkinë e Fierit, Artur Mahmutaj shpall kandidaturën

Primaret e PD për Bashkinë e Fierit, Artur Mahmutaj shpall kandidaturën

1

Në primaret e PD për Bashkinë e Fierit, Artur Mahmutaj bën të ditur kandidimin e tij. Ndërsa gjashtë nëntori është afati për dorëzimin e dokumentacionit për të marrë pjesë në primaret e brendshme të Partisë Demokratike shumë emra të anëtarësisë së kësaj politike tashmë kanë shfaqur ambiciet e tyre dhe kanë bërë publike të qenit në këto prezantime. Disa prej tyre janë figura të njohura në nivel kombëtar, ndërsa disa prej tyre në rrethet e tyre lokale dhe në bashkitë ku do të garojnë. Kështu, për Bashkinë e Fierit, kandidat është Artur Mahmutaj. Ky lajm është bërë i ditur nga vetë Mahmutaj me një status në rrjetet sociale.
Motivi që e shtyn atë të futet në këtë garë dhe t’iu kërkojë mbështetjen anëtarësisë dhe simpatizantët, por edhe qytetarëve fierakë sipas tij është gjendja tejet problematike në qytetin e Fierit. Sipas tij kjo gjendje kërkon veprim të guximshëm dhe të shpejtë. Dhe në këtë kontekst sipas tij kjo forcë politike duhet të veprojë Në postimin e tij lexohet: Të nderuar anëtar dhe simpatizantë të Partisë Demokratike Fier,
Gjendja në qytetin e Fierit kërkon veprim, të guximshëm dhe të shpejtë – dhe ne duhet të veprojmë! Për këtë arsye, si anëtar i PD-së prej 30 vitesh, marr përgjegjësinë të kandidojë për zgjedhjet primare për Kryetar të Bashkisë Fier.
Partia Demokratike është shpresa më e mirë për të ridrejtuar qytetin tonë me një vizion më njerëzor, të drejtë dhe paqësor.
Qëndroj i përulur për detyrën që kemi përpara, mirënjohës për besimin e dhuruar, i ndërgjegjshëm për sakrificat që na presin.
Kemi zgjedhur shpresën mbi frikën, unitetin e qëllimin mbi konfliktin dhe mosmarrëveshjen.
Së bashku do ia dalim! Artur Mahmutaj është inxhinier gjeodet dhe jurist në profesion. Ai gëzon një reputacion brenda radhëve të Partisë Demokratike në qytetin e Fierit. Deri më 13 nëntor, është koha që i jepet në dispozicion, Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, për të filtruar të gjithë kandidaturat. Tre dhjetori është koha e parashikuar në vendimin e Kryesisë së Partisë Demokratike, si koha e fushatës, ndërsa më katër dhjetor, demokratët dhe simpatizantët e PD-së mund të votojnë për kandidatët.