Ballina Vendi Presidentja e Kosoves siguron qytetaret, se institucionet jane ne gadishmeri te plote...

Presidentja e Kosoves siguron qytetaret, se institucionet jane ne gadishmeri te plote ne raste se Serbia mund te sulmoje

2

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i siguroi qytetarët e vendit se institucionet e sigurisë, duke filluar nga Policia e Kosovës me të gjitha njësitë e saj, e deri te strukturat inteligjente dhe Ushtria e Kosovës, se do të mbrojnë vendin në rast se Serbia do t’i sulmojë. Sipas saj, tendencat për destabilizimin e rajonit tonë nuk kanë filluar sot, prandaj ka një kohë të gjatë që janë duke u bërë përgatitjet, planet operative dhe gjithçka tjetër që kërkohet nga institucionet tona të sigurisë, dhe ato e kanë përkrahjen e plotë të institucioneve politike. “Kjo nuk do të thotë që ne s’kemi nevojë për përkrahjen e partnerëve tanë në qoftë se përballemi me një agresion serb, i cili si shtet ka investuar jashtëzakonisht shumë në ushtrinë e vet këto vite me qëllim agresioni e jo mbrojtjeje”.Nëse Serbisë i shkon mendja që ta sulmojë Kosovën, ata e dinë shumë mirë që nuk përballen vetëm me Ushtrinë dhe Policinë e Kosovës, por përballen edhe me ushtrinë e NATO-s, sepse ushtria e NATO-s ka mandat të plotë që në raste të tilla ta mbrojë çdo cep të kufijve të Republikës së Kosovës, sidomos ato që janë në veri”, deklaroi Osmani në mediat kosovare.