Ballina Lajme “Prej muajsh fle në agjenci funerali, më përzunë nga shtëpia”, 54-vjeçari rrëfen...

“Prej muajsh fle në agjenci funerali, më përzunë nga shtëpia”, 54-vjeçari rrëfen dramën: Kam hapur varrin tim. Si më shantazhon ish-gruaja

0

 

Në studion e emisionit “Me zemër të hapur”, në News24 të autores Evis Ahmeti është rikthyer sërish në vëmendje historia dramatike e familjes Vrenozi.

Ka qenë 54-vjeçari Skënder Vrenozi, i cili nëpërmjet rrëfimit të tij dhe videove ekskluzive, tregon se ish-bashkëshortja e shantazhon dhe e provokon për të nxitur dhunë.

“Jam baba i tre fëmijëve, të cilët as më duan dhe as më flasin pas ndarjes me nënën e tyre. Apeloj ndihmë pasi jeta ime ka qenë shumë e vështirë dhe vazhdon të jetë e tillë. Prej kohësh jetoj në qiell të hapur, pasi ish-gruaja më mori banesën me akuza dhune duke marr kështu urdhra mbrojtje dhe duke me vënë kundër edhe fëmijët. Divorci jonë erdhi si pasojë e tradhtisë së gocës, por më vonë situata në shtëpinë tonë agravoi pasi ish-gruaja mbante anën e fëmijë dhe i vinte ata kundra meje. Nga ana tjetër prej kohësh më kanë ndihmuar banor të Fierit pasi kam fjetur me muaj të tërë brenda një agjencie funeralesh, ku një i njohur më dha mundësinë të strehohesha aty. Kam hapur varrin tim e kam bërë gati pasi e di çfarë më pret. Gjatë gjithë kohës jam i shantazhuar dhe më ndjekin nga pas ju kam sjellë videon ku ish-bashkëshortja me shantazhon dhe më provokon që unë të ushtroj dhunë ndaj saj që të më arrestojnë. Nuk di më se çfarë të veproj. Jam i vetëm mes katër rrugëve kërkoj ndihmë”, shprehet në studio Skender Vrenozi.

 

(BalkanWeb)

 

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e gr