Ballina Vendi Pranvere me debore/Kukesi vishet nga petku i debores!

Pranvere me debore/Kukesi vishet nga petku i debores!

1

Mesa duket pranvera do të vijë me dëborë. Pas Korçës dhe Thethit reshjet e dëborës kanë zbardhur edhe Kukësin.  

Në Shishtavec kanë nisur reshjet e para të borës në mesditën e kësaj të shtune, ndonëse me intensitet të ulët. Reshjet erdhën edhe për shkak të uljes së temperaturave ne lartësitë mbi 700 metra mbi nivelin e detit.  

Deri më tani nuk raportohen probleme në akset rrugore rurale të zonave të thella, ndërsa vijon të jetë e bllokuar ura e Shtrezës në rrugën nacionale Kukës-Shishtavec.

Po ashtu gjatë ditës së sotme ka patur prezencë të reshjeve të dëborës në Theth dhe në qarkun e Korçës.