Ballina Kulture Portonovi, niveli më i lartë i relaksit dhe kënaqësisë dhe këtu gjeni...

Portonovi, niveli më i lartë i relaksit dhe kënaqësisë dhe këtu gjeni arsyet pse

1

Të investosh në lumturinë dhe qetësinë tënde është një nga objektivat e të gjithë njerëzve që sot cilësohen si të suksesshëm.

Jemi në atë periudhë të vitit, ku pas një dimri të ngarkuar me detyra, punë, përgjegjësi, është momenti për pak (shumë) pushim.

Nuk po flasim për ato pushime, ku kënaqësia kthehet në sakrificë për shkak të fluksit të sezonit, por për ato që janë si një ‘arratisje’ nga e zakonshmja.

Po e nisim me një emër: Portonovi!

Midis detit dhe malit, në Herceg Novi, në Montenegro, gjenden 218 rezidenca luksoze,  me një arkitekturë konteporane dhe tradicionale mesdhetare, është pikërisht ai vend ku pushimet kthehen në një eksperiencë të paharrueshme.

Po jua shprehim këtë përvojë me 5 fjali:

1. Kombinimi i luksit me funksionalitetin.

Jo, nuk është ai lloj luksi i lodhshëm dhe jo-funksional, por ka 5 yje reale në çdo detaj dhe ju merrni maksimumin në çdo nevojë apo shërbim.

2. Një apartament me komoditet maksimal.

Mjafton vetëm të paketoni disa veshje, për çdo gjë tjetër ka menduar Portonovi.

Po ju tregojmë detajin më të bukur të apartamentit, pamjen e tij nga ballkoni.

Zgjohesh në mëngjes dhe përpara teje është Portonovi Marina. Kombinimi i ngjyrave të detit, gjelbërimit dhe jahtet, të japin një panoramë të pazëvendësueshme.

3. Ke mundësinë të provosh shijen e vërtetë të gatimeve në dhjetra forma të ndryshme.

Në Portonovi ju gjeni bar-e dhe restorante, që përshtaten me çdo lloj mood-i që ju mund të keni gjatë ditës.

Përshembull në restorantin Romeo&Juliet ju mund të shijoni delikatesën e ushqimeve italiane nga shefa të njohur në nivel ndërkombëtar. Ose Perla Square Portonovi, që ndodhet në një mjedis unik, i rrethuar me pemë ulliri dhe tinguj të këndshëm të shatërvanit.

Artikujt e menusë janë frymëzuar nga bukuria që do të gjeni në Portonovi – një përzierje mesdhetare, tradicionale dhe moderne. Produkte autentike të zgjedhura me kujdes nga fshatrat e vegjël që ndodhen në brendësi të Herceg Novi-t japin një shije të vërtetë të kuzhinës malazeze!

4. Nga nevojat më bazike e deri tek ato ‘spoiled one’ në Portonovi ju gjeni gjithçka.

Portonovi është si një fshat me gjallëri, me gjithçka që ju nevojitet për të shijuar mënyrën sublime të jetesës mesdhetare, një skenë elegante e kuzhinës dhe bareve, një koleksion i madh dyqanesh, butiqesh, klinikave të shëndetit dhe fitnesit të klasit botëror.

Dhe për zonjat dhe zonjushat që meritojnë disa pushime ndryshe, nuk mund të mungojë shërbimi në SPA&Wellness.

5. I fundit por jo më pak i rëndësishmi është stafi dhe shërbimi i dedikuar që merrni në çdo moment.

Familjariteti që të krijojnë dhe cilësia e çdo forme shërbimi të japin një ndjenjë qetësie duke e rritur nivelin e kënaqësisë në Portonovi.

Këtu gjeni 5 pika, por për shumë të tjera klikoni këtu dhe merrni më shumë detaje nga magjia që krijon ky vend.