Ballina Vendi Popullsia e Shqipërisë po plaket”, ILO jep “alarmin”: 91 mijë të moshuar...

Popullsia e Shqipërisë po plaket”, ILO jep “alarmin”: 91 mijë të moshuar kanë nevojë për kujdes afatgjatë, vetëm 1,6% e tyre përfitojnë

1

Njësia e Kombeve të Bashkuara, për çështjet e punësimit (ILO) në një studim të posaçëm njoftoi se, popullsia e Shqipërisë po plaket me shpejtësi dhe aktualisht rreth 91 mijë persona mbi 65 vjeç kanë nevojë për përkujdesje sociale afatgjatë.

Por, njëkohësisht infrastruktura e Shqipërisë për moshat e vjetra ende nuk është ngritur qoftë edhe teorikisht, ndajmoshat e treta në pamundësi nuk gëzojnë kujdes social për të pleqëruar me dinjitet.Me një popullsi që plaket me shpejtësi, Shqipëria po përballet me një sfidë të afërt për të siguruar aksesin në shërbime të përballueshme dhe cilësore të kujdesit afatgjatë për të gjithë të moshuarit në nevojë” vuri në dukje ILO.

Në vitin 2020, një në 6.8 persona ishte mbi 65 vjeç. Vlerësohet se një në 3.8 persona do të jetë 65 vjeç e lart deri në vitin 2050.Kosto e parashikuar e kujdesit puna është të paktën 1.08% e PBB-së, por plakja e popullsisë pritet të sjellë një rritje të konsiderueshme të kërkesës për kujdes afatgjatë në 30 vitet e ardhshme.