Ballina Vendi Policia Rrugore nis masat e ashpra/Urdhëri i Gledis Nanos, “nxjerr” policët në...

Policia Rrugore nis masat e ashpra/Urdhëri i Gledis Nanos, “nxjerr” policët në rrugë,shton masat dhe mjetet logjistike per te identifikuar shkelsit dhe parandaluar aksidentet rrugore!

1

Policia Rrugore njofton se në të gjithë vendin ka intensifikuar masat dhe ka shtuar mjetet logjistike, për të bërë të mundur parandalimin e aksidenteve rrugore, si dhe garantimin e një qarkullimi sa më normal të automjeteve.

Në zbatim edhe të detyrave të lëna nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, gjatë analizës 3-mujore, shërbimet e Policisë Rrugore në të gjithë vendin kanë organizuar punën, duke u fokusuar në ato shkelje, që janë burim potencial për përfshirje në ngjarje rrugore, si: përdorimi i celularit gjatë drejtimit të mjetit, parakalimet e gabuara, manovrat e rrezikshme në rrugë, shpejtësia tej normave të lejuara, drejtimi i mjetit nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, si dhe mospërdorimi i rripit të sigurimit nga drejtuesi i mjetit apo pasagjeri.

Evidentimi dhe ndëshkimi i këtyre shkeljeve kanë qenë në fokusin e punës së Policisë Rrugore, gjatë 10-ditëshit të fundit.

Masat ndëshkuese

Sipas Policisë, janë goditur 17 raste të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë, me qëllim shmangien e masës administrative për shkeljen e kryer, shumica e rasteve janë goditur nga Policia Rrugore e Tiranës.

Për herë të parë nga Policia Rrugore e Tiranës është aplikuar testi i drogës dhe është vënë në pranga një drejtues mjeti që drejtonte mjetin në efektin e drogave të forta.