Ballina Lajme Policia ndalon Ramazan Rrajën, nipin e deputetit të PS

Policia ndalon Ramazan Rrajën, nipin e deputetit të PS

1

Ndalohet gjatë një aksioni policor Ramazan Rraja, nipi i deputetit të PS, Rahman Rraja.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se personi në fjalë levizte me makinë të blinduar.

Aksioni eshte zhvilluar ne zonen e Qafe-Kasharit. Deri me tani nuk dihet nese eshte ndaluar apo jo Rrahja.

Kujtojmë se Ramazan Rraja ka qenë shpallur në kërkim nga policia si një prej tre personave që më 13 nëntor 2021 u futën të armatosur dhe maskuar në një lokal në Lezhë.

Nipi i deputetit socialist  së bashku me dy bashkëpunëtorët e tjerë, Roan Brahimi e Alesio Dobrozi mësohet se pas ngjarjes kanë dalë nga Rinasi. U dyshuar se ata kishin udhëtuar së bashku në drejtim të Dubait.