Ballina Vendi Policia jep detaje nga vrasja në Shkodër. Gjendet edhe makina e djegur

Policia jep detaje nga vrasja në Shkodër. Gjendet edhe makina e djegur

1

Shkodër- Policia e Shkodrës ka dhënë detajet e para të ekzekutimit që ndodhi në orët e para të mëngjesit në këtë qytet.

Drejtoria vendore saktëson se rreth orës 07:20, në vendin e quajtur “Merkata e Rusit”, në lagjen “Partizani”, Shkodër, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri Naim Bajri, 68 vjeç, banues në fshatin Dobraç, Shkodër dhe ka mbetur i plagosur lehtë, jashtë rrezikut për jetën, Astrit Zeneli ., 58 vjeç, banues në fshatin Dobraç, punëtor te Naim Bajri.

Gjithashtu në livadh, në lagjen “Guerrile”, Shkodër, është gjetur i djegur një mjet që dyshohet të jetë përdorur nga autorët.

Policia ka ngritur pika kontrolli dhe po vijon krehjen e zonës nga Policia vendore dhe FNSH Shkodër, si dhe janë nisur në drejtim të Shkodrës, grupe të RENEA-s.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.