Ballina Lajme Kronike Policia identifikon autorin e dyshuar të vrasjes Arjan Gosës në Kavajë, publikon...

Policia identifikon autorin e dyshuar të vrasjes Arjan Gosës në Kavajë, publikon foton

0

Policia duket se ka identiufikuar autorit të dyshuar të vrasjes së Arjan Gosës, të dielën në mesditë në një local të Kavajë. Lidhur me autorin e dyshuar, policia ka publikuar emrin dhe foton e tij. Autori i dyshuar është Habib Rexha, 31 vjeç.

Për çdo informacion që çon në kapjen e tij, policia ka vendosr edhe 10 mijë euro shpërblim.

“Identifikohet autori i dyshuar i vrasjes së shtetasit A. G. Në vijim të veprimeve të kryera nga grupi hetimor, pas këqyrjes së pamjeve filmike dhe verifikimeve të kryera, është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të vrasjes së shtetasit A. G., i cili është shtetasi Habib Rexha, 31 vjeç.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 10000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorit. Policia e Shtetit vendos në dispozicion të qytetarëve, numrin e telefonit 069 84 59999, duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi.”- njofton policia.

/rtsh.al/