Ballina Vendi Policia e Fierit dhuron gjak per femijet talasemik

Policia e Fierit dhuron gjak per femijet talasemik

1

Krahas angazhimeve të tjera të përhershme, për sigurimin e rendit e sigurisë publike , Policia e Fierit iu përgjigj thirrjes për dhurim gjaku.

Nevoja për gjak është bërë urgjente për fëmijët talasemikë, sidomos në këtë situatë ku dhuruesit janë shumë herë më të pakët se zakonisht.

28 punonjës të DVP Fier dhe të Komisariatit të Policisë Fier i janë bashkuar kësaj nisme, një gjest që tregon se Policia është pranë komunitetit jo vetëm për të përmbushur detyrat e saj funksionale, por edhe në anën humane.Mjaftojnë vetëm 10 minuta për të shpëtuar 3 jetë.Çdo person që dhuron gjak është një hero për fëmijët talasemikë!