Ballina Lajme Policia çmonton 21 kamera në vende publike në Shkodër, ishin vendosur nga...

Policia çmonton 21 kamera në vende publike në Shkodër, ishin vendosur nga grupe kriminale

1

Grupe kriminale apo persona të paautorizuar kanë montuar në mënyrë të paligjshme dhe pa autorizim kamera sigure në zona të ndryshme publike të qytetit të Shkodrës.

Bëhet me dije se policia ka çmontuar dhe sekuestruar 21 kamera të lidhura nëpërmjet celularit, nga të cilat 8 të instaluara në vende dhe sheshe publike dhe konkretisht në aksin rrugor nga rrethrotullimi “5 Heronjtë” deri tek rrethrrotullimi i parë i bypassit të Shkodrës, ndërsa 13 të tjera të instaluara në aksin rrugor nga rrethrrotullimi “5 Heronjtë” deri te rrethrrotullimi i Dobraçit.

Njoftimi nga policia

Policia çmonton 21 kamera të vendosura në shtyllat elektrike, në rrugë, për të mbledhur informacion, për qëllime kriminale.

Kamerat e vendosura nga persona apo grupe kriminale kishin për qëllim edhe marrjen e informacionit për lëvizjet e Policisë.

Strukturat hetimore të DVP Shkodër, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, për vendosjen e disa kamerave në shyllat elektrike, në aksin rrugor “5 Heronjtë”, deri në bypassin e Shkodrës, dhe nga “5 Heronjtë”, deri të rrethrrotullimi i Dobraçit, me qëllim mbledhjen e informaconit për qëllime kriminale, si dhe për të monitoruar lëvizjet e Policisë, kanë organizuar punën për identifikimin e personave që kishin vendosur këto kamera dhe çmontimin e tyre.

Mbështetur nga shërbimet operacionale dhe ato të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, strukturat hetimore të DVP Shkodër kanë çmontuar dhe sekuestruar 21 kamera të lidhura nëpërmjet celularit, nga të cilat 8 të instaluara në vende dhe sheshe publike, në aksin rrugor nga rrethrotullimi “5 Heronjtë” deri tek rrethrrotullimi i parë i bypassit të Shkodrës, ndërsa 13 të tjera të instaluara në aksin rrugor nga rrethrrotullimi “5 Heronjtë” deri te rrethrrotullimi i Dobraçit.

Kamerat e sekuestruara ishin vendosur pa lejen përkatëse të organeve kompetente. Vendosja e tyre është në kundërshtim me Ligjin 9887, datë 10.03.2008 “Mbrojtja e të dhënave personale” dhe përbën veprën penale “Ndërhyrje të padrejta në jetën private”, që parashikohet nga neni 121 i Kodit Penal.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna intensive për identifikimin e personave që kanë instaluar kamerat dhe për zbardhjen e plotë të qëllimit të vendosjes së këtyre kamerave