Ballina Vendi Policia aksion në të gjithë vendin kundër kultivimit të kanabisit, zbulohen porositë...

Policia aksion në të gjithë vendin kundër kultivimit të kanabisit, zbulohen porositë e Gledis Nanos për efektivët

1

olicia e Shtetit do të ndërmarrë një aksion anti-kanabis në të gjithë vendin për goditjen e kultivimit të kanabisit.

Mësohet se aksioni do të zhvillohet në muajt në vazhdim, ndërsa drejtori i përgjithshëm i Policisë, Gledis Nano ka lënë disa porosi të veçanta për efektivët.

Porositë e Gledis Nanos:

1.Grumbullimin e informacioneve për individë ose grupe kriminale që importojnë fara të bimës narkotike kanabis sativa, me qëllim goditjen e këtij aktiviteti kriminal që në fazën fillestare.

2.Mbi bazën e hartës digjitale dhe analizën e riskut, do të ushtrohen kontrolle periodike si në ambientet e hapura edhe në ato të mbyllura, me qëllim goditjen e këtij aktiviteti kriminal.

3. Forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe ndërkombëtar.

4. Nisur nga shtimi i rasteve të konstatuara të kultivimit në ambiente të mbyllura do t’i kushtohet rëndësi e veçantë marrjes, verifikimit dhe ndjekjes së informacioneve policore, për individë apo grupe kriminale të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.