Ballina Vendi Policia aksion në rrugët e Vlorës

Policia aksion në rrugët e Vlorës

1

Në 48 orët e fundit janë vënë në pranga 2 drejtues mjetesh në Vlorë, njëri pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur.

Policia rrugore e Vlorës njofton gjithashtu se gjatë një jave janë pezulluar 17 leje drejtimi, nga të cilat 1 për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 8 për tejkalim të normave të shpejtësisë dhe 8 për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.