Një 27-vjeçar është plagosur me sopatë në qytetin e Vlorës. Ngjarja mësohet se ka ndodhur pas një sherri për motive ende të paqarta.
I riu Besim Hoxha është dërguar në spital nga patrulla e policisë ndërsa ende nuk dihet gjendja e tij.
Burime bëjnë me dije se i riu ka qenë duke pirë kafe kur një person ende i paidentifikuar e ka qëlluar nga pas.