Ballina Bota “Po na ikin fëmijët…”, bashkëshortja e Zelenskyt në lot i drejtohet botës

    “Po na ikin fëmijët…”, bashkëshortja e Zelenskyt në lot i drejtohet botës

    1

    Gruaja e presidentit të Ukrainës Volodomyr Zelenskyy ka reaguar për herë të parë zyrtarisht pas situatës me Rusinë. Ajo ka shkruar një letër të hapur, duke thënë se ajo që ka ndodhur me vendin e saj është “e pamundur të besohet”.

    Letra, e titulluar ‘Unë dëshmoj’ dhe drejtuar mediave botërore, u publikua në shërbimin e mesazheve të koduara Telegram.

    Në të, Olena Zelenska tha “megjithë garancitë nga organet propagandistike të mbështetura nga Kremlini, të cilët e quajnë këtë një “operacion special” – është, në fakt, po i merr jeten masivisht civilëve ukrainas”.

    Por ajo tha se presidenti rus Vladimir Putin i kishte nënvlerësuar ukrainasit, të cilët qëndrojnë në “unitet të pashembullt”.

    Duke dëshpëruar humbjen e fëmijëve në Ukrainë, ajo përmendi disa nga ata që kanë humbur jetën dhe vazhdoi duke thënë se tani ka disa dhjetëra fëmijë “të cilët nuk e kanë njohur kurrë paqen në jetën e tyre”.

    Vendndodhja e zonjës së parë të Ukrainës nuk dihet. Burri i saj tha në fundjavë familja e tij ishte ende në vend dhe ajo e tregon këtë në letrën e saj.

    Ajo shpjegoi se po shkruante sepse ishte stërmbushur me kërkesa nga media në mbarë botën dhe ishte përgjigja e saj ndaj pyetjeve – “dëshmia e saj nga Ukraina”.