Ballina Vendi Plas sherri ne nje lokal nate ne Sarande,28 vjecari qellohet kater here...

Plas sherri ne nje lokal nate ne Sarande,28 vjecari qellohet kater here me thike!

1

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë.

Dino Majko, 28 vjeç, është qëlluar 4 herë me thikë brenda lokalit të natës.

Aktualisht i riu është transportuar me urgjencë në spital, nga ku mësohet se gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes ndodhen forca të shumta policie.

Mësohet se sherri, dhe më pas plagosja, ka ndodhur në një lokal nate në shëtitoren e qytetit, në një kohë, ku në ambientet e saj kishte shumë klientë të pranishëm.

Policia shkoi në vendin e ngjarjes dhe grupi hetimor po e heton rastin në fjalë.

Autori është shpallur në kërkim.