Ballina Lajme Plagosja me thikë e kryebashkiakut të Divjakës,flet Balla: E rëndë! Sulmi, produkt...

Plagosja me thikë e kryebashkiakut të Divjakës,flet Balla: E rëndë! Sulmi, produkt i përçarjes që mbillet çdo ditë

1

Drejtuesi politik i PS-së për qarkun e Fierit, Taulant Balla ka vizituar në spital kryebashkiakun e Divjakës, Fredi Kokoneshi dhe shoferin e tij, të cilët u plagosën me thikë këtë të premte.

Në një deklaratë për mediat, Balla e cilësoi ngjarjen të rëndë, teksa shtoi se ky sulm është një produkt i një përçarje që po “mbillet çdo ditë” në vendin tonë.

“Ngjarja është shumë e rëndë, uroj që kolegu ynë dhe bashkëpunëtori i tij tja hedhin kësaj gjendje të vështirë. Sipas mjekëve të dy i janë nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale dhe shpresoj që gjithçka të shkojë mirë. Është ngjarje tepër e rëndë dhe më vjen keq të them që është produkt i kësaj ndasisë dhe përçarjes që mbillet çdo ditë. Uroj që çdo qytetar ta kuptojë që në këto ditë të vështira lufte, të jemi të bashkuar dhe jo të ndarë. T’i marrësh jetën tjetrit nuk ta justifikon asgjë. Dy persona luftojnë për jetë, arsyen nuk e dimë. Di që një i çmendur ka marrë thikën dhe ka shkuar të godasë. Burimi i kësaj ndasie dhe urrejtje duhet të ndalet.”,  tha Balla.

Fredi Kokoneshi dhe shoferi i tij, Gazmend Bullari, u plagosën me thikë në afërsi të bashkisë Divjakë, teksa autori i dyshuar, Orges Xhelili është arrestuar nga policia. Motivet e kësaj ngjarje janë ende të paqarta, teksa hetimet vijojnë.

/rtsh.al/