Ballina Vendi Plagosja e policit në veri të Kosovës, Osmani: Kërcënim i hapur!Autorët e...

Plagosja e policit në veri të Kosovës, Osmani: Kërcënim i hapur!Autorët e sulmit duhet të vihen para drejtësisë!

1

Presidentja Vjosa Osmani ka reaguar ashpër ndaj sulmit me armë kundrejt patrullës së policisë në veri të Kosovës, ku mbeti i plagosur një efektiv. Me një postim në rrjetin social Facebook, Osmani deklaron se Serbia vazhdon me mendësinë hegjemoniste që sipas saj duhet të refuzohet e kundërshtohet nga e gjithë bota demokratike.

Osmani thekson se autorët e sulmit duhet të vihen para drejtësisë, ndërsa u ka bërë thirrje institucioneve të reagojnë me shpejtësi. Presidenti deklaron se në territorin e Kosovës nuk do të ketë kurrë më policë dhe ushtarë të Serbisë.

Kërcënimi i hapur për agresion policor e ushtarak nga ana e Serbisë dëshmon se në atë shtet vazhdon mendësia hegjemoniste. Kjo duhet të refuzohet e kundërshtohet qartë nga e gjithë bota demokratike, e cila i dha goditjen më të fuqishme kësaj mendësie pikërisht në vitin 1999.

Plagosja e mbrëmshme e një pjesëtari të Policisë së Kosovës është veprim kriminal dhe i orientuar kundër rendit kushtetues e sovranitetit të Kosovës si dhe  kundër veprimeve për sundim të rendit e ligjit. Gjithashtu, sulmet ndaj gazetarëve përbëjnë cenim flagrant të të drejtës për informim të lirë.

Autorët e këtyre krimeve, urgjentisht të sillen para drejtësisë, ndërkaq institucionet e drejtësisë duhet të veprojnë menjëherë. Në territorin e Republikës së Kosovës kurrë më nuk do të ketë policë dhe ushtarë të Serbisë! Ëndrra hegjemoniste e Serbisë nuk do të jetësohet kurrë!”, shkruan Osmani.

/rtsh.al/