Ballina Lajme Plagosi kryebashkiakun e Divjakës, jepet sot masa për Orges Xhelilin

Plagosi kryebashkiakun e Divjakës, jepet sot masa për Orges Xhelilin

1

Orges Xhelili, autori i plagosjes së kryebashkiakut të Divjakës, Fredi Kokoneshi dhe shoferit të tij, del sot para gjykatës. Ai do të njihet me masën e arrestit. Më 11 nëntor kryetari i bashkisë Divjakë, Fredi Kokoneshi u plagos me thikë bashkë me shoferin e tij. Ngjarja erdhi pas një debati me punonjësin e bashkisë Orges Xhelilin.

Ai kishte dalë për inspektim në një nga banesat pranë bashkisë së Divjakës në momentin që është konfliktuar me Xhelilin. Teksa kryebashkiaku ishte në inspektim, Xhelili është afruar dhe e ka fyer. Më pas debati mes tyre ka degraduar në përdorimin e thikës nga ana e autorit.

Me agresorin fillimisht është përleshur shoferi Gazmend Bullari për të mbrojtur kryebashkiakun. Të dy morën plagë në trup, por janë jashtë rrezikut për jetën.
Orges Xhelili më herët ka punuar si punonjës IT pranë bashkisë së Divjakës për një periudhë të shkurtër. Ende nuk janë bërë të qarta plotësisht arsyet e konfliktit mes tyre.