Ballina Lajme Plagosi kryebashkiakun e Divjakës dhe shoferin, lihet në burg Orges Xhelili

Plagosi kryebashkiakun e Divjakës dhe shoferin, lihet në burg Orges Xhelili

1

Orges Xhelili, autori i plagosjes së kryebashkiakut të Divjakës, Fredi Kokoneshi dhe shoferit të tij është lënë në burg nga Gjykata e Lushnjës. Avokatët e Xhelilit kërkuan fillimisht një afat dy mujor hetimi për të sqaruar rrethanat e ngjarjes. Njëri prej avokatëve tha se policia bashkiake ka vepruar arbitrarisht. Ai theksoi se kryetari është në hetim nga Prokuroria e Përgjithshme dhe e Lushnjës për veprime arbitrare.

Sipas avokatëve të Xhelilit, klienti ka pasur biçak që nuk hyn tek veprat penale. Xhelili pretendon se kanë qenë policët bashkiakë ata që e kanë goditur më parë. Sipas tij për këtë ka edhe shenja dhune. Ai shton se në gjaknxehtësi e sipër, në kushtet e vetëmbrojtjes, ka nxjerrë një thikë dhe ka qëlluar mbi shoferin dhe kryetarin. Më pas avokatët kërkuan një masë 30 ditore derisa të njihen plotësisht me rrethanat e ngjarjes duke iu vënë në dispozicion dhe pamjet filmike të vendit ku ndodhi debati. Në fund gjykata caktoi masën ‘arrest me burg’.