tvkombi
tvkombi

Plagoset me thikë i mituri, dërgohet në spital

Kronikë

Publikuar ne:20:45 - 14/09/2022

KORÇË- Një sherr ka ndodhur mes adoleshentëve mbrëmjen e sotme në Korçë.

Mësohet se nga koinflikti fizik një 15-vjeçar ka mbetur i plagosur me lënë prerëse.

Rreth orës 20:50, në Spitalin e Korçës, ka shkuar për mjekim një 15-vjeçar, banues në Korçë, i dëmtuar lehtë, dyshohet me mjet prerës gjatë një konflikti fizik, në lagjen nr. 12.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes-thotë policia.

Ju sugjerojmë