Ballina Vendi Plagoset dhe dërgohet me urgjencë në spital 17-vjeçari në Korçë, nga grushtet...

Plagoset dhe dërgohet me urgjencë në spital 17-vjeçari në Korçë, nga grushtet përfunduan te thika, ja si nisi sherri mes të rinjve

1

Policia e Korçës njofton se një adoleshent është paraqitur në urgjencën e spitalit rajonal, pasi ka mbetur i plagosur nga goditja me një mjet prerës.

Mësohet se 17-vjeçari ka mbetur i plagosur në një konflikt mes të rinjve, që ka ndodhur në afërsi të stadiumit të Korçës për motive banale.

Fillimisht të rinjtë janë konfliktuar fizikisht me grushte dhe më pas kanë goditur njëri-tjetrin edhe me thikë.

Adoleshenti që ka mbetur i plagosur ka marrë një goditje me thikë në pjesën e shpatullës, ndërsa autori i ngjarjes nuk është arrestuar ende.

Policia po heton rastin dhe pritet zbardhja e dëshmisë së të plagosurit dhe identifikimi i autorit i cili është në arrati për të zbardhur më shumë detaje nga ngjarja.

Njoftimi i policisë:

Më datë 04.08.2022, rreth orës 21:10, në Spitalin e Korçës, ka shkuar për mjekim një 17-vjeçar, banues në Korçë, që dyshohet të jetë dëmtuar me mjet prerës, në qytetin e Korçës, gjatë një konflikti fizik, i cili aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.