Ballina Bota Pilotët ne Ukrainë nisin fushatën “Më bli një avion”: Me ndihmën...

    Pilotët ne Ukrainë nisin fushatën “Më bli një avion”: Me ndihmën tuaj do mbrojmë qiellin e Ukrainës,“Po na vrasin gratë fëmijët dhe të moshuarit tanë”

    1

    Pilotët ukrainas kanë nisur fushatën, “më blini një avion”.

    “Më blini një avion luftarak. Me të, në qiellin tim të lindjes së Ukrainës, nuk do ta lejoj okupatorin muskovit të bombardojë tokën time, duke vrarë gratë, fëmijët dhe të moshuarit tanë,”

    Thirrja e tyre nis nga Kievi që avionët luftarakë të mbrohen kundër bombardimeve të Rusisë.

    “Me ndihmën tuaj – kushdo qoftë – një oligark, biznesmen, person IT, aktor apo këngëtar. . . Pa marrë parasysh se çfarë kombësie apo nga cili vend – unë do të mbroj qiellin e Ukrainës nga kjo murtajë dhe nuk do ta lejoj atë të lëvizë tek e juaja, “vazhdon piloti, ndërsa kërkon të mbledhë financimin e forcave ajrore të vendit.

    Pilotët e forcave ajrore të Ukrainës kanë fituar një status thuajse mitik për rrëzimin e dhjetëra avionëve të armikut, pavarësisht sulmeve të pamëshirshme ruse në fushat e tyre ajrore.

    Qindra avionë ukrainas u goditën nga artileria ruse në sulme të befasishme në ditët e para të luftës, sipas komandës ajrore të vendit.

    Pilotët luftarakë të Ukrainës duket se kanë tejkaluar pilotët rusë për aftësi, duke e penguar Rusinë të arrijë epërsinë ajrore.