Ballina Vendi Pezullohen nga detyra 3 policë të portit Vlorë, nën hetim shefi i...

Pezullohen nga detyra 3 policë të portit Vlorë, nën hetim shefi i stacionit

1

Policia e Shtetit ka pezulluar nga detyra 3 punonjës të policisë së portit Vlorë pasi do të hetohen për abuzim me detyrën.

Ndaj shefit të portit Vlorë dhe 3 punonjësve, Drejtoria e Standardeve Profesionale ka nisur hetimin e  thelluar disiplinor, ndërsa nga AMP ka nisur hetimin penal.

Pezullimi nga detyra i punonjësve dhe nisja e hetimit ndaj tyre dhe shefit të portit, nisi pas denoncimit të tyre në një emision investigativ, pasi u një rast ku një sekser mundësonte kalimin e kufirit kundrejt pagesës në dorë.

Policia e Shtetit sqaron se “Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka pezulluar menjëherë nga detyra tre punonjësit e Policisë në PKK Port Vlorë, konkretisht përgjegjësin e turnit nënkomisar Xh. Q, inspesktor P. H., me detyrë kontrollor, si dhe inspektor G. Z., me detyrë trup shërbimi”.

 “Ndaj tre punonjësve të Policisë të lartpëmendur si dhe ndaj shefit të Stacionit të PKK Port Vlorë nënkomisar Y. D, Drejtoria e Standardeve Profesionale ka nisur hetimin e  thelluar disiplinor, ndërsa nga AMP ka nisur hetimi penal”, thuhet në njoftim.

/rtsh.al/