Ballina Vendi Përurohet biblioteka ‘high tech’ në Dubai, 270 mln dollarë investim

Përurohet biblioteka ‘high tech’ në Dubai, 270 mln dollarë investim

1

  

Në Dubai, vendin ku luksi nuk njeh kufij, nuk mund të mungonte edhe një bibliotekë super moderne. Mohammed bin Rashid është biblioteka më e re me vlerë 270 milionë dollarë e inauguruar në Dubai.

Biblioteka gërsheton teknologjinë dhe inteligjencën artificiale për ta bërë atë sa më të aksesueshme, duke përfshirë edhe robotë për të ndihmuar vizitorët dhe një sistem elektronik të marrjes së librave.

“Kjo bibliotekë përfshin 1,100,000 libra, si në letër ashtu edhe në digjital. Plus, [ne kemi] libra edukativë , koleksione private dhe 6 milionë artikuj shkencorë. Kjo është arsyeja pse unë e quaj atë Biblioteka e Zgjedhjeve. Kur po ndërtohej dhe projektohej biblioteka, merrej parasysh fakti që do të ishte një qendër kërkimore. Një destinacion për studiuesit… Pra, nuk është thjesht një bibliotekë, por edhe një qendër kulturore”.

Biblioteka Mohammed bin Rashid ka nëntë biblioteka të specializuara, duke përfshirë Bibliotekën e Përgjithshme, Bibliotekën e Emirateve, Bibliotekën e të Rinjve, të Fëmijëve, Koleksionit Special, atë të Hartave dhe Atlaseve, Medies dhe Arteve dhe Bibliotekën e Biznesit.