Ballina Bota Persona te maskuar lidhin me rrip gruan, dhe e dhunojnë për vetëm...

    Persona te maskuar lidhin me rrip gruan, dhe e dhunojnë për vetëm 100 euro!

    1

    Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Kalithea të Greqisë. Persona të maskuar kanë dhunuar një grua në shtëpinë e saj. Hajdutët kishin shkuar për të vjedhur në apartamentin e gruas, teksa ajo nuk ndodhej në shtëpi.

    Pasi kthehet shikon që persona të paidentifikuar dhe të maskuar kishin hyrë për të grabitur banesën e saj. Në momentin që ajo futet në shtëpi, hajdutët e lidhin me rrip në qafë dhe e dhunojnë barbarisht.

    Pas dhunës së ushtruar ndaj gruas, hajdutët kanë kontrolluar të pa shqetësuar apartamentin e kanë arritur të marrin 100 euro. Autorët më pas janë zhdukur. Gruaja ka qëndruar e shtrirë ne dysheme për disa orë deri në momentin që ka mbërritur ambulanca dhe policia.

    Sipas mediave greke, policia u njoftua nga familja e saj e cila ka qenë e shqetësuar pasi ajo nuk përgjigjej në telefon. Një patrullë policie e cila shkoi në vendngjarje ka gjetur gruan me rrip në qafë dhe me shenja në duar e fyt nga dhuna e ushtruar nga grabitësit. Autoritete greke kanë nisur hetimet dhe pritet kapja e autorëve.