Ballina Vendi Përplasjet për listat e votuesve, shtyjne zgjedhjet për kryetarin e degës së...

Përplasjet për listat e votuesve, shtyjne zgjedhjet për kryetarin e degës së PD në Bulqizë

1

Përplasjet për listat e votuesve kanë shtyrë zgjedhjet për kryetarin e degës së PD në Bulqizë. Shkak është bërë ankimi i dy kandidatëve Defrim Fiku dhe Fatos Hoxha për fryrje të listave me anëtarët e rinj të shtuar nga grupi i Rithemelimit.

Fillimisht u raportua se në listën e votuesve kanë qenë 1700 anëtarë, ndërsa së fundmi listës i janë shtuar edhe emra të rinj të anëtarësuar nga grupi i Rithemelimit duke e çuar listën në 2200 emra.