tvkombi
tvkombi

Përplaset me motor, aksidentohet rëndë një pushues kosovar në Shëngjin

Vendi

Publikuar ne:09:13 - 14/09/2022

Shëngjin- Një aksident i rëndë është shënuar rreth orës 23:45 në rrugen kryesore në qytetin e Shëngjinit. Drejtuesi i motorrit ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një shtyllë të energjisë elektrike dhe ka përfunduar në trotuar.

Shengyl Munishi, 37 vjeç, banues në Kosovë, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motoçikletës me të cilën po lëvizte dhe për pasojë është rrëzuar.

Menjeherë banorët e zonës lajmëruan autoambulancen, si dhe së bashku me efektivët e policisë që mbërriten në vendin e ngjarjes i janë gjendur pranë duke i dhënë ndihmen e parë dhe mbajtur në koshiencë.

Ju sugjerojmë