Një 47-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi duke drejtuar mjetin e tij ka aksidentuar një të mitur.
Uniformat blu bëjnë me dije se shtetasi B.M, në Tiranë, teksa ishte duke drejtuar mjetin e tij ka aksidentuar një 4-vjeçare, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
“B. M., 47 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi duke drejtuar mjetin e tij, ka aksidentuar një të mitur 4-vjeçare, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;”, thuhet në njoftim.
Gjithashtu në prangat e policisë së kryeqytetit kanë rënë edhe dy shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
Ndërkohë, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.