Dy automjete janë përplasur pak minuta më parë në segmentin rrugor Fier-Levan në vendin e quajtur “çesma e Levanit”. Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar një grua dhe një burrë të cilët janë shoqëruar menjëherë në spitalin Rajonal të Fierit. Mësohet se një nga të plagosurit është shtetasi i identifikuar si 70-vjeçari, nga Mallakastra. I plagosuri udhëtonte bashkë me djalin dhe një person tjetër.