Ballina Lajme Përplasen dy automjete në Krujë, tre të plagosur, mes tyre një e...

Përplasen dy automjete në Krujë, tre të plagosur, mes tyre një e mitur

1

Një aksident është regjistruar ditën e  sotme në aksin “Krujë- Fushë Krujë”. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:35, kur dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Për pasojë ka mbetur i plagosur shoferi i njërës prej makinave, D.H. 23 vjeç dhe pasagjerët që ndodheshin në automjetin tjetër, H.Z. 26 vjeç dhe P.Xh. 15 vjeçe.

Të lënduarit po marrin ndihmë mjekësore dhe aktualisht janë jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 07:35, në aksin “Krujë- Fushë Krujë”, automjeti me drejtues shtetasin D. Xh., 45 vjeç, ka përplasur automjetin me drejtues shtetasin D. H., 23 vjeç. Si pasojë e përplasjes, është dëmtuar shtetasi D. H., si dhe pasagjerët në automjetin që drejtonte 45-vjeçari, shtetasi H. Z., 26 vjeç dhe shtetasja P. Xh., 15 vjeçe. Të dëmtuarit nga ky aksident po marrin ndihmë mjekësore dhe aktualisht janë jashtë rrezikut për jetën”-njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti.