Ballina Vendi Përmbytet jahti në bregdetin e Zvërnecit, shpëtojnë 2 turistët italianë

Përmbytet jahti në bregdetin e Zvërnecit, shpëtojnë 2 turistët italianë

1

Një jaht është përmbytur në bregdetin e Zvërnecit në Vlorë gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.

Abc mëson se fatmirësisht 2 turistët italianë që ndodheshin në të kanë shpëtuar.

Forcat e shpëtimit janë afruar pranë jahtit duke bërë të mundur shpëtimin e tyre.

Nuk dihet nëse ka qenë defekt teknik apo shkaqe të tjera që shkaktuan incidentin që çoi në përmbytjen e jahtit. Policia vijon hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit.