Ka përfunduar tragjikisht një sherr me thika mes dy fqinjëve në fshatin Rrëmbec të maliqit.
Velo Hazisllari ka goditur me thikë Nesti Sotori i cili ndërroi jetë në spital.
Mësohet se fqinjët kishin mëri të vjetra mes tyre.
Sot ata janë grindur fillimisht me fjalë. Më pas të dy kanë marrë thikat dhe kanë masakruar njëri-tjetrin.
Në spital ndodhet edhe Veli Hazisllari.
Policia citon se pas marrjes së njoftimit ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe konstatoi se Nesti Sotiri ishte qëlluar me mjet mprehës dhe, pasi mbërriti në Spitalin e Korçës, ka ndërruar jetë.
Policia ka bënë të mundur edhe identifikimin e autorit të dyshuar të ngjarjes, Velo Hazisllari i cili për shkak të dëmtimeve të marra, ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Korçës, dhe ku do të kryen veprimet e mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.