Ballina Lajme Përfundon ndërtimi i urës së Hoxharës në Fier, lidh qytetin me bregdetin!...

Përfundon ndërtimi i urës së Hoxharës në Fier, lidh qytetin me bregdetin! Rama: Zhvillon turizmin

1

Turistët në sezonin e ardhshëm veror do e kenë më të lehtë lidhjen e tyre me plazhin e Semanit dhe Darëzezës. Ura e Hoxharës në Fier që lidh qytetin me bregdetin e Semanit, Dermenasit dhe Darëzezës, ka përfunduara duke zhvilluar edhe më shumë potencialin turistik të zonës.

Ndërtimi i kësaj ure është pjesë e projektit të rrugës Fier-Seman. E projektuar me dy korsi dhe me një shtrirje gjeometrike paralel me dy segmentet ekzistuese, ura do të garantojnë një qarkullim të lehtësuar, kryesisht në fluksin e stinës së verës.

Pamjet e urës janë publikuar nga kryeministri Edi Rama ku thekson se po çelet një kapitull i ri për zhvillimin turistik.

 “Mirëmëngjesi dhe me urën e sapo përfunduar të Hoxharës në Fier, një investim me rëndësi për lidhjen e qytetit me bregdetin e bukur të kësaj zone atë të Semanit, Dermenasit dhe Darëzezës, ku po çelim një kapitull të ri zhvillimi turistik, ju uroj një fundjavë të mbarë”, tha Rama.