Ballina Vendi Përfshihet nga flakët banesa në Shëngjin

Përfshihet nga flakët banesa në Shëngjin

1

Një banesë u përfshi nga flakët në Shëngjin.

Ngjarja ndodhi rreth orës 19.20 flaket e zjarrit kanë përfshirë një banesë në qytetin e Shëngjinit.

Banesa e familjes Gj. Çepele ndodhej në katin e tretë të një pallati shumë pranë një pike karburanti, vetëm pak metra larg rajonit të policisë.

Shtëllungat e tymit kanë alarmuar banorët si edhe punonjësit e karburantit, të cilët njoftuan menjeherë policinë, e cila mbërriti në vendin e ngjarjes.

Familjarët nuk ndodheshin në banesë në momentin e rënies së zjarrit, ata janë lajmëruar nga banorët.

Deri në mbërritjen e zjarrëfikëses banorët thyen me gurë xhamat e banesës për të ndërhyrë sadopak në shmangien e ndonjë katastrofe.

Zjarrëfikësja mbërriti menjeherë në vendin e ngjarjes duke bërë të mundur izolimin dhe më pas shuarjen e zjarrit në banesë, e cila mund të ishte shndërruar në ndonjë tragjedi për shkak se fare pranë ndodhet dhe pika e karburantit.

Po hetohet rreth shkaqeve të rënjies së zjarrit. Fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale.