Ballina Vendi “Përdoreshin për vrasje”, Policia jep detaje për depon e armëve të zbuluar...

“Përdoreshin për vrasje”, Policia jep detaje për depon e armëve të zbuluar në Yzberisht

1

Elvis Bakalli dhe Dorian Kalo janë arrestuar nga policia e Shtetit pas zbulimit të një depo për modifikimin e armëve në Mëzez. Drejtori i Policisë së Tiranës Lorenc Panganika se ata janë kapur duke punuar për modifikimin e armëve në një banesë në pronësi të Elvis Bakallit në zonën e Mëzezit.

Ata siguronin armë nga persona me të shkuar kriminale dhe dyshohet se më pas ato shiteshin te grupet kriminale me qëllim përdorimin e tyre në krimet kundër personit. Panganika deklaroi se dy personat e arrestuar modifikonin armët dhe prodhonin silenciatorë duke ia vendosur armëve që pas nxirreshin në shitje për grupet kriminale.

“Jemi sot për të bërë prezent finalizimin e një operacioni të finalizimin e policisë së Tiranës që ka të bëjë me tregtimin dhe prodhimin e armëve. Në një operacion të koduar silent është goditur një bazë ku prodhoheshin armë zjarri dhe modifikoheshin.

Ditën e djeshme në bazë të informacioneve në një banesë në Mëzes u zbulua aktiviteti kriminal. Si rezultat u bë e mundur arrestimi i Elvis Bakallit, 30+-vjeç, Dorian Kalo 45-vjeç.

Dje u ushtrua kontroll në banesën e Elvis Bakallit.  Në një ambient brenda banesës u konstatuan makineri dhe mjete te tjera pune që shërbenin për modifikimin e armëve të zjarrit dhe prodhimin e silenciatorëve për këto armë zjarri. Në momentin e ndërhyrjes së policisë janë gjetur dy shtetasit e mësipërm duke punuar.

Në vijim të kontrolleve të ushtruara në automjet që përdorej nga Elvis Bakalli janë gjetur tetë pistoleta, tre automatikë, katër gjurmues, pjesë të ndryshme armësh dhe makineri që shërbenin për modifikimin e armëve të zjarrit, një sasi parash dhe një automjet. Këto prova do dërgohen për ekzaminime të mëtejshme. Armët siguroheshin nga persona me të shkuar kriminale dhe shiteshin për kryerjen e veprave penale kundër personit”, tha ai.