Ballina Vendi Përdhunoi 22-vjeçaren në plazh, Greqia lëshon urdhër arresti evropian për bariun 48-vjeçar...

Përdhunoi 22-vjeçaren në plazh, Greqia lëshon urdhër arresti evropian për bariun 48-vjeçar shqiptar

1
2305653 2 960x600

Një urdhër-arresti europian është lëshuar nga Prokuroria e Apelit të Selanikut për bariun 48-vjeçar shqiptar, i cili u identifikua si autori i përdhunimit të dyshuar ndaj një 22-vjeçareje, në një plazh në Kalkidhiki.

Për ngjarjen që ndodhi në fund të muajit maj, autoritetet greke thonë se gjurmët e tij janë zhdukur pas përfshirjes në këtë ngjarje dhe nuk përjashtohet që ai të jetë arratisur jashtë vendit.

Për këtë arsye, urdhri evropian është lëshuar në rast se ndodhet në një shtet anëtar të BE-së. Greqia kërkon që ai të arrestohet dhe t’u dorëzohet autoriteteve gjyqësore greke, në kuadër të parimit të njohjes reciproke të vendimeve gjyqësore ndërmjet anëtarëve të Unionit.

Burri me origjinë shqiptare kishte hyrë në “kornizën” e hetimeve dhe ishte bërë i akuzuari i çështjes, pas identifikimit të materialit gjenetik të tij me atë të viktimës. Një mostër e ADN-së u mor nga shtresat e  krevatit në vendin ku ai jetonte dhe u testua në një laborator.