Ballina Vendi PD propozon uljen e TVSH-së dhe heqjen e taksës së karburantit

PD propozon uljen e TVSH-së dhe heqjen e taksës së karburantit

2

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka kërkuar qeverisë që të marrë masa për minimizimin e pasojave që do të ketë lufta e Ukrainës në vendin tonë.

Basha thotë se siguria e vendit nuk është e kërcënuar, por kjo situatë “pritet të ndikojë negativisht në ekonomi”.

Kreu i PD theksoi se do të ketë rritje të çmimit të drithërave dhe vështirësi në sigurimin e tyre.

“I bëj thirrje qeverisë shqiptare të bëjë transparencë mbi gjendjen e rezervave të shtetit, mbi planin e masave”, u shpreh Basha.

Sipas tij duhet që qeveria të hartojë plan masash për të siguruar rezerva të mjaftueshme.

Basha tha se më shumë se gjysma e popullsisë e ka të vështirë të sigurojnë ushqim të mjaftueshëm për fëmijët e tyre, ndaj nevojiten masa për këtë shtresë.

Kreu i PD i kërkoi mazhorancës qeverisëse që të marrë në konsideratë propozimet për uljen e TVSH-së për ushqimet e shportës nga 20 në 6 % dhe heqjen e menjëhershme të taksës mbi karburantin.

Lideri i opozitës mbylli deklaratën duke thënë se qytetarët kanë nisur blerjet masive të produkteve bazë duke e vështirësuar akoma më shumë situatën.