Ballina Lajme PD me 2 lista për KZAZ, Celibashi: Jemi në proces verifikimi, do...

PD me 2 lista për KZAZ, Celibashi: Jemi në proces verifikimi, do zbatojmë ligjin

1

PD ka paraqitur dy lista në KQZ për anëtarët e KZAZ-ve për zgjedhjet vendore të 14 majit. Grupi i Berishës dorëzoi listën të premte ndërsa më vonë dorëzoi listën për anëtarë të KZAZ-ve edhe grupi i Alibeaj.

Kryekomisioneri Ilirian Celibashi u shpreh për këtë situatë se gjithçka do të kryhet në zbatim të ligjit.

“Kemi dy propozime për anëtar të KZAZ-ve nga zoti Indrit Sefa (PD), kemi dhe një propozim zoti Flamur Noka në cilësinë e sekretarit të përgjithshëm të PD.  Në fakt jemi në proces të verifikimit të dokumentacionit mbi propozimet për anëtar të KZAZ jo vetëm të PD por edhe të partive të tjerave. Më vjen keq që gjendem në këtë situatë. S’kemi asnjë lloj interesi dhe as një lloj simpatie për partitë, përtej komenteve. (…) S’kemi asnjë lloj ndrojtjeje për të zbatuar ligjin. Se vendosim se kush e udhëheq PD, ne do disponojmë se kush do e përfaqësojë, për ne është vetëm një PD, ngelet për tu parë se kush e ka tagrin. Do duhet që kjo gjë duhet zgjidhur, sepse flitet për një parti kryesore të opozitës.”- tha Celibashi.