Ballina Vendi  PD ankimon vendimin e gjykatës, qe njohu kuvendin e Berishes

 PD ankimon vendimin e gjykatës, qe njohu kuvendin e Berishes

1

Partia Demokratike ka ankimuar vendimin e gjykatës që njohu Kuvendin e 11 Dhjetorit. Ankimimi është bërë nga Enkelejd Alibeaj, kreu i grupit të PD.

Alibeaj ka depozituar kërkesën për ankimimin në Apelin e Gjykatës së Tiranës.

Me vendimin e dhënë rreth një javë më parë në Gjykatën e Tiranës nga gjyqtari Agron Zhukri, PD-së i njihej statusi i ri, me ndryshimet e bëra në Kuvendin e 11 Dhjetorit.

Në këtë Kuvend, u shkarkua kryetari Lulzim Basha, nënklryetarët dhe Kryesia. Po ashtu sipas “11 Dhjetorit”, Komisioni i Rithemelimit drejton Partinë Demokratike deri në zgjedhjen e kryetarit të ri.

Pas këtij vendimi në selinë blu situata mori një tjetër rrjedhë. Që prej asaj dite duket se kontrollin në selinë qendrore të demokratëve e ka marrë “Rithemelimi”. Këta të fundit, nuk e njohin Enkelejd Alibeajn si kryetar të komanduar, por vetëm si kryetar të grupit parlamentar.

Nga ana tjetër tentativat  për bashkim, ndonëse artikulohet nga të dyja palët nuk kanë dhënë sinjale. g.v/abcnews.al