Ballina Lajme “Pasaporta të falsifikuara” The Sun për bandat shqiptare: Kopjojnë çipat biometrike

“Pasaporta të falsifikuara” The Sun për bandat shqiptare: Kopjojnë çipat biometrike

1

Emigrantët shqiptarë po përdorin pasaporta të falsifikuara të shtetasve nga Bashkimi Europian për të hyrë në Britani, ka zbuluar një hetim i Sun on Sunday.

Sipas medias britanike, bandat shqiptare po kopjojnë çipat biometrike të pasaportave reale të shtetasve nga vende të ndryshme të BE.

Hetuesit të Sun on Sunday iu ofrua një pasaporte false dhe nje patentë për 2600 £.

The Sun ka siguruar një video të një pasaporte greke me të dhëna biometrike të prodhuar nga trafikantët. Një e re shqiptare i reklamon këto dokumente të falsifikuara edhe në TikTok , ndërsa tregon jetën e saj të begatë në Britaninë e Madhe.

Ion Daci, e përdorur nga bandat për të reklamuar mashtrimin, u thotë 239,700 ndjekësve të saj se si të “hapin llogari bankare false, pasaporta, ID dhe patentë drejtimi”.

Një situatë e tillë vjen teksa kryeministri Rishi Sunak dhe presidenti francez Emmanuel Macron po rregullojnë një marrëveshje për të goditur kalimet në kanalin e La Manche.

Por një burim shqiptar tha: “Bandat janë gjithmonë një hap përpara”.”Biznesi i pasaportave të rreme po lulëzon sepse ato janë kopje të sakta të gjësë së vërtetë dhe i lejojnë migrantët të shmangin rrezikun e kalimit në kanal”.

Burimet thonë se emigrantët e paligjshëm shmangin aeroportet e Londrës ku kontrollet kufitare janë më të rrepta, duke zgjedhur qendra më të vogla si Glasgoë, Birmingham dhe Mançester.

Investiguesi i The Sun kontaktoi shpejt me trafikantët të cilët thanë në WhatsApp: “Pasaporta plus ID plus patentë drejtimi është 3000 Euro (£ 2,618).” Na u tha të paguanim paratë në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, “kur të marrim nga ju karakteristikat biometrike dhe shenjat e gishtërinjve”.

Të pyetur nëse falsifikimet ishin përdorur tashmë me sukses për të hyrë në Britani, ata u përgjigjën: “Po, kryesisht me pasaportë bullgare”.