Ballina Lajme Pas rreth një ore, përfundon takimi i Yuri Kim me Dumanin dhe...

Pas rreth një ore, përfundon takimi i Yuri Kim me Dumanin dhe prokurorët e tjerë në SPAK

1

Pas rreth një ore ka përfunduar takimi i ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim, në ambientet e SPAK.

Sikurse raportohet Kim ka zhvilluar një takim me kreun e SPAK Altin Dumani dhe prokurorët e tjerë të Prokurorisë së Posaçme.

Kjo vizitë e Kim në SPAK vjen pas zgjedhjes së Altin Dumanit, si kreu i ri i SPAK proces në të cilin ambasadorja ishte edhe pjesëmarrëse për të ndjekur nga afër votimin.