Ballina Lajme Pas Luiza Gegës Kryeministri nderon dhe Florian Markun. Rama u përgjigjet akuzave: Suksesi...

Pas Luiza Gegës Kryeministri nderon dhe Florian Markun. Rama u përgjigjet akuzave: Suksesi i tyre krijoi ndarje të pakuptueshme…

2

Pas Luiza Gegës, kryeministria hap dyert edhe për Florian Markun, me boksierin kuqezi që fitoi titullin kampion në kategorinë ‘WBC Silver’. Marku po shijon suksesi e tij, ku një ditë më parë u shpall “Qytetar Nderi” në Lushnje, qyteti i tij i lindjes.

Gjatë fjalës së tij kryeministri Edi Rama shprehu vlerësim për të dy kampionët, ndërsa nuk nguroi të përgjigjej kritikave se këto ceremoni janë bërë për të marrë nga suksesi i tyre.

Rama tha se kampioni i boksit, Florian Marku, do të nderohet me titullin e lartë, “Ylli i Madh i Mirënjohjes
Pjesë nga fjala e Edi Ramës:

Suksesi i Luizës krijoi një ndarje të pakuptueshme për shkak të politikës dhe për arsye të mosarsyes shumëkush nuk e la do të gëzimin pa e përzier me fjalë pa vend, sipas të cilave Luiza ishte e braktisur, madje deri në Kenia në Afrikë, sepse ka vrapuar vetëm, dhe natyrisht për fajin e madh të shtetit.

Nga ana tjetër të tjerë u përpoqën të thonë se nderimi që i bëmë Luizës ishte një përpjekje për të marrë pjesë që nuk na takonte në suksesin e saj. Asnjë nga këto nuk është e vërtetë.

Pak a shumë ndodhi edhe me ceremoninë për Florian Markun, ndërkohë që ne sot jemi për të celebruar një histori jetësore të ngjashme me të dhjetëra mijëra shqiptarëve, të cilët janë marrë përdore nga prindërit e tyre në rrugën e emigracionit dhe bëjnë sukses. Por bëjnë rëndomë një sukses që nuk bën lajm, ndërkohe që suksesi i Florianit është sukses që bën lajm dhe lajmi i mirë është se është sukses kuq e zi.

Po them që në aspektin ceremonial ne e kemi bërë dallimin, e nderuam Luizën me kordonin e madh, më i larti në shkallën e vlerësimeve. Pas kordonit vjen Ylli I Madh, që e kemi bërë për një sërë personalitetesh, dhe sot bëjmë këtë vlerësim për një ambasadore të Shqipërisë, i cili prejardhjen e ka në Kosovë nga gjyshi, dhe në Myzeqe nga gjyshja.