Ballina Vendi Pas denoncimit te “Stop” arrestohet 64 vjecarja per “Shfrytëzim ...

Pas denoncimit te “Stop” arrestohet 64 vjecarja per “Shfrytëzim prostitucioni”

4

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë Fier, nisur edhe nga pamjet filmike të transmetuara në një nga emisionet investigative mbrëmjen e djeshme, ku është shfaqur një rast i shfrytëzimit për prostitucion, bënë ndalimin për veprat penale “Shfrytëzimi për prostitucion”, “Mbajtja e lokaleve për prostitucion” dhe “Fshehja e të ardhurave”, të shtetases E. L., 64 vjeçe, banuese në Fier, pasi dyshohet se mbante lokalin dhe shfrytëzonte për prostitucion shtetasen P. T. Gjithashtu, filloi procedimi penal për shtetasit: P. T., 26 vjeçe, banuese në Fier, për veprën penale “Ushtrimi i prostitucionit”; A. B., 61 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit” (bashkëjetuesi i shtetases P. T.); T. H., banues në Fier, për veprat penale “Mbajtja e ambienteve për prostitucion” dhe “Fshehja e të ardhurave” (pronari i hotelit ku dyshohet se ka ushtruar prostitucion shtetasja P. T.) Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale, për të nisur hetimin disiplinor për punonjësit e Policisë, shtetasit A. P. dhe F. P., për shkelje të rëndë disiplinore. Në bashkëpunim me AMP po vijojnë veprimet hetimore të mëtejshme. Policia e Shtetit falënderon median dhe qytetarët dhe i fton sërish ata që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në cilëndo fushë që ajo shfaqet